Avokati Gani Koci ka thënë se Gjykata Speciale nuk do të ngre aktakuza ndaj të gjithë të dyshuarve ndaj të cilëve u ka lëshuar ftesa nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës në Hagë.
Profile të larta të politikës, që kanë qenë pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë marrë ftesa gjatë muajve të fundit për tu intervistuar nga Prokurori e Gkykatës Specialja.
Shumë analistë kanë thënë se po pritet të vijë edhe aktakuza e parë nga kjo gjykatë që është në kuadër të legjislacionit të Kosovës.
Por, avokati Koci thotë se Gjykata Speciale nuk do të ngre aktakuzë ndaj të gjithë të ftuarve për intervistim si të dyshuar.
“Specialja nuk do të ngritë aktakuzë ndaj të gjithë të dyshuarve”, ka thënë Koci, në emisionin Pressing në T7.
Ai po ashtu ka thënë se secili prej të ftuarve e di se në çfarë cilësie është thirrur.
“Të thirrurit nuk kanë obligim të përgjigjen ndaj publikut dhe të tregojnë se në çfarë cilësie po thirret”, ka thënë ai.
“Por kushdo që ftohet e di cilësinë e ftesës”, tha avokati Koci.
Rama: Do të mbyllen të gjitha vendpunishtet në kryeqytet
Gjesti dorëzon kallëzim penal ndaj Onima për të drejtat e au...
Rama: Negociatat me BE-në, proces historik që transformon sh...
Kurti kundërshton heqjen e akcizës dhe TVSH-së për naftën
Rikthehet furnizimi me energji elektrike pas ndërhyrjeve në ...
Eskalon protesta, protestuesit kalojnë me forcë policinë