Avokati Arianit Koci ka reaguar pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e Kryeministrit të Kosovës. Koci e ka quajtur Haradinaj si hero që po e ruan dinjitetin e popullit dhe tokës së tij, raporton Express.Koci: Haradinaj po bart barrën e krejt populli, do ta fitojë edhe këtë betejë
Përmes një postimi në Facebook, Koci ka thënë se Haradinaj po e bart barrën e krejt popullit, por se do ta fitojë edhe këtë betejë.
Gjithmonë, gjatë historisë njerëzore, ka pasur individë që e kanë bartur barrën e krejt popullit të vet.
Ndryshe, në fund të mbledhjes së Qeverisë Haradinaj ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme. Haradinaj ka njoftuar se do të paraqitet në Hagë javën e ardhshme.
Postimi i plotë i Kocit:
I quajmë heronj.
I tillë është Ramushi.
Po e ruan dinjitetin tokës dhe popullit të vet.
Rëndë për të, rëndë për familjen e tij, rëndë për të gjithë neve.
Sidoqoftë, edhe këtë betejë do ta fitojë.
Sigurt!
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...