Koalicioni për Familjen vazhdoi fushatën zgjedhore me një tubim elektoral në Rahovec, ku prezantoi programin dhe zotimet e tij për qytetarët.
Liderët dhe kandidatët e këtij koalicioni theksuan rëndësinë e mbështetjes së familjes dhe angazhimin e tyre për të qenë zëri i qytetarë.
Bartësi i kësaj liste, Eman Rrahmani, tha se kauza e tyre ka plot kuptim në Rahovec, ndërsa theksoi se kanë vendosur të jenë zëri i qytetarit në Kuvendin e Kosovës.
Ndërsa, partneri i koalicionit, Ferid Agani, tha se janë bashkuar për fuqizimin e familjes, teksa shtoi se programi i tyre përmbledhet në disa zotime në fusha të ndryshme.
Kandidati për deputet, Visar Korenica, theksoi se do të angazhohet me shumë përkushtim për vendin.
Partnerët e këtij koalicioni për t’i përmbushur këto zotime, nga tubimi në Rahovec, bënë thirrje që të votohen kandidatët për deputetë nga kjo listë./Arbresh.info
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...