Mezi i pati siguruar 62 vota në Kuvend për t’i formuar institucionet, ndërkohë që sot koalicionit qeverisës i kanë mbetur vetëm 53 sosh.
Pas daljes së Listës Serbe nga koalicioni Qeveria e Kosovës nuk është më funksionale, shkruan më tutje “Zëri”.
Kështu konsiderojnë njohësit e çështjeve politike, të cilët thonë se Qeveria e tanishme nuk mund të quhet më as qeveri e pakicës.
Nga ana tjetër, përderisa nga ekzekutivi vlerësojnë se janë duke i kryer të gjitha detyrat plotësisht, nga PDK-ja (partia më e madhe e koalicionit qeverisës) konsiderojnë se Qeveria duhet të punojë që t’i sigurojë së paku 61 numra në rast se ka rrezik në këtë drejtim.
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj para pak ditësh ka shkarkuar ministrin e Punëve të Brendshme Flamur Sefajn, i cili vjen nga radhët e AKR-së.
Nga ky subjekt kanë bërë të ditur se ende nuk kanë marrë ndonjë vendim sa i përket kësaj çështjeje, megjithatë kanë pohuar se ende vazhdojnë të jenë pjesë e Qeverisë pavarësisht kësaj situate./Zëri/
Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës
SHBA vlerëson dhe forcon Shërbimin Korrektues të Kosovës
FSK-ja forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e ...
DHTIK mirëpret heqjen e bllokadave nga kompanitë transportue...
Dy të arrestuar në Arllat të Drenasit për lëndim të rëndë tr...
Një person gjendet pa shenja jete në Skënderaj