Koalicioni i Organizatave Joqeveritare (OJQ) “Java Kundër Korrupsionit 2017” njofton se këtë vit do të organizojë “Javën Kundër Korrupsionit 3-9 dhjetor 2017” me mbështetje të Ambasadës Amerikane në Kosovë, e cila për herë të dytë e mbështet këtë aktivitet në mënyrë të organizuar.
Pjesë e këtij koalicioni të organizatave joqeveritare në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 2017” janë: Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti GAP, Iniciativa për Proges (INPO), Organizata Çohu dhe Instituti KIPRED.
Koalicioni i Organizatave Joqeveritare “Java Kundër Korrupsionit 2017” është duke punuar ngushtë me të gjithë akterët vendorë dhe ndërkombëtarë në Kosovë për të organizuar aktivitetet tashmë tradicionale në kuadër të “Java Kundër Korrupsionit në Kosovë” me qëllim të sensibilizimit të akterëve dhe publikut për të rritur transparencën dhe për të kërkuar llogari për luftimin e korrupsionit në Kosovë.
Për dallim nga viti i kaluar, në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 3-9 dhjetor 2017”, koalicioni i OJQ-ve kanë planifikuar organizimin e aktiviteteve, në të cilat do të prezantohen raste konkrete të korrupsionit dhe dështimit të luftimit të korrupsionit nga individët dhe institucionet e caktuara. Dinamika e kësaj jave do të jetë e ngjeshur me konferenca, tryeza, performanca të aktivistëve të koalicionit, në të cilat do të trajtohen emra dhe raste konkrete të përgjegjësve të dyshuar për përfshirje në aktivitete korruptive, të cilët gëzojnë “imunitet” apo për të cilat raste organet e ndjekjes kanë dështuar t’i trajtojnë si rezultat i ndikimit politik apo grupeve të interesit.
Si asnjëherë me parë, në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 3-9 dhjetor 2017”, koalicioni i OJQ-ve në bazë të hulumtimeve dhe analizave për raste specifike, do të kërkojë përgjegjësi nga personat dhe institucionet përgjegjëse.
Agjenda e “Javës Kundër Korrupsionit 3-9 dhjetor 2017”, do të bëhet publike në ditët në vazhdim pas finalizimit me të gjitha organizatat partnere, institucionet vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë.
Gjimshiti: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na ...
Një hap larg Botërorit, Pacolli: Çfarë kënaqësie e çfarë gëz...
Sinani pas fitores së Kosovës: Ky rrugëtim do të ishte edhe ...
FIFA: Vetëm edhe një hap për Kosovën, për t’u kualifikuar në...
Një hap larg Botërorit, Hamza: Të gjithë bashkë në “Fadil Vo...
Trump zgjat edhe 10 ditë pezullimin e sulmeve ndaj infrastru...