Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Prishtinë në kuadër të mandatit të saj për monitorimin dhe avancimin e të drejtave të njeriut në përgjithësi dhe të drejtave të fëmijëve në veçanti, ka dhuruar libra për institucionet e lartcekura.
Shpërndarja e librave është bërë në kuadër të projektit “Integrimi i fëmijëve të margjinalizuar për shkak të statusit social” të përkrahur nga Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale
“Përveç aktiviteteve të shumta të realizuara në kuadër të këtij projekti, monitoruesit e të drejtave të fëmijëve kanë vlerësuar se këto qendra kanë nevojë për këto donacione duke pasuruar bibliotekat e këtyre institucioneve. Drejtuesit e të gjitha institucioneve kanë falënderuar KMDLNj-në për të gjithë kontributin e dhënë jo vetëm për këtë donacion por edhe për të gjitha aktivitetet dhe përkrahjen që u ka dhënë në vazhdimësi këtyre kategorive të institucioneve e fëmijëve. Gjithashtu, KMDLNj u premtoi se do të angazhohen gjithmonë për të ndihmuar këto institucione dhe këta fëmijë edhe më fuqishëm edhe në të ardhmen”, thuhet në komunikatën e KMDLNj-së.
KMDLNj falënderoi edhe stafin të cilët gjithmonë kanë qenë shumë bashkëpunues dhe vullnetmirë për të ndihmuar dhe përmirësuar kushtet e punës në këto institucione. /arbresh.info/
Benita refuzon të lë shtëpinë, pavarësisht që nëna ia kërkoi...
Alexander Isak iu nënshtrua një operacioni pasi theu këmbën,...
Katër të lënduar në protestën e mbrëmshme në Tiranë
Zhduket një vajzë në Junik, policia nis hetimet
“Derisa ishte në banesë, iu përkeqësua gjendja”: Policia jep...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj