Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar për gjendjen e rëndë në kryeqytetat si pasojë e mosgrumbullimit të mbeturinave.
KMDLNj ka akuzuar organet komunale për këto probleme, madje duke tërhequr paralele me Palermon që udhëhiqet nga Cosa Nostra dhe Ndregheta.
“Në Itali përkatësisht në Palermo që udhëhiqej nga Cosa Nostra dhe Ndregheta, organizata mafioze, para disa vjetëve këtë qytet e mbuluan mbeturinat për faktin se mafia nuk e kishte fituar një tender të madh për grumbullimin dhe riciklimin e mbeturinave. Për dy javë askush nuk kishte guxim t’i mblidhte mbeturinat dhe, në këtë mënyrë Palermo u shndërrua në një deponi të madhe plehrash duke kundërmuar rëndë që ua bënte të pamundur jetën qytetarëve. Punët u rregulluan kur mafia e mirë mori “atë që i takonte sipas ligjeve të saj…”.”, thuhet në njoftimin e KMDLNj-së, përcjell arbresh.info
KLDMNj thotë se Prishtina u shndërrua në një kazan kundërmues me rrezik të përhapjes së ndonjë epidemie, derisa u ka dhënë të drejtë punëtorëve të pastrimit për grevën.
“Punëtorët e kompanisë së Pastrimit plotësisht kanë të drejtë që po bëjnë grevë shkaku se trajtohen në mënyrë të padinjitetshme, nuk kanë kushte të përshtatshme për punë, pagat i kanë në shpërputhje të madhe me nevojat dhe punën që e bëjnë duke mos pasur as mundësi minimale për të siguruar jetesën minimale në kushte të shtrenjtimeve të mëdha. KMDLNj e përkrah kërkesën e kompanisë Pastrimi që të lejohet një rritje e faturave për shërbimet që i bëjnë deri në 35-40%”.
KMDLNj thërret komunën e Prishtinës të merret me problemet reale që është nevojë e ngutshme e qytetarëve të Prishtinës e jo të merret me eksperimente dhe improvizime duke zëvendësuar hapësira të gjelbëruara me kubëza betoni.
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK