Përfaqësuesit e Këshillit për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, kanë takuar sot ministrin e Arsimit Shyqiri Bytyqin, dhe kanë diskutuar për reformat e brendshme që janë bërë brenda MASHT-it.
KMDLNJ ka pranuar ankesa nga një numër i drejtorëve që si pasojë e kësaj reforme kanë mbetur pa pozitë.
Sipas të parit të arsimit në Kosovë. zgjidhja do të bëhet brenda javës.
Këshilli i të Drejtave të Njeriut, ka shprehur pikëpamjet lidhur me këtë problem, dhe ka bërë thirrje që ish-drejtorëve të ju bëhet zgjidhje ekuivalente dhe të mos ju bëhet diskriminim.
Ndër të tjera temë e diskutimit ishte dhe kompensimit i orëve të humbura.
Sipas njoftimit të KMDLNJ-së Bytyqi i ka njoftuar ata me mënyrën e kompensimit të orëve, me të cilën kjo organizatë nuk pajtohet.
“Ata propozojnë që çdo ditë të zgjatët për një orë mësimi dhe të mos ndërhyhet në pushimin pranveror”.
Në rast të dështimit në testin PISA, MASHT dhe SBASHK-u duhet të marrin përgjegjësi.
Abdixhiku: S’kemi folur për emra me Kurtin, s’ka gjasa të ve...
Ulet çmimi i naftës dhe benzinës në Shqipëri
Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës mbledh arkiva në ...
Në Prishtinë u mbajt akademia përkujtimore “Ditët e Shqipes”...
Tragjedi në Austri: Humb jetën 19-vjeçari nga Kosova në një ...
Bayern Munich i bashkohet klubeve angleze në garën për trans...