Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, me rastin e fillimit të fushatës për zgjedhjet komunale të 22 tetorit, kërkon nga subjektet politike që t’i përmbahen kodit të mirësjelljes për fushatë sa më të ndershme dhe transparente, ku do të përjashtohej fjalori fyes, që ndikon në tensionimin e situatës me mundësi të përshkallëzimit me pasoja të paparashikueshme.
Sipas KMDLNJ –së, kryetarët e subjekteve politike mbajnë përgjegjësi për sigurimin e kushteve për një ecuri normale të fushatës duke mos lejuar anëtarët e subjektit që e drejtojnë që ta tensionojnë këtë fushatë.
KMDLNJ konsideron se subjektet politike që kanë për qëllim që me tensionimin e situatës të fitojnë vota dhe votues, pa asnjë dyshim se do të ndahen keq, ndërsa iu bën thirrje kandidatëve që garojnë për kryetarë të komunave dhe kuvende komunale që të jenë të kujdesshëm për premtimet e dhëna, pasi që ato duhet të jenë në interes të qytetarit.
“Premtimet që kanë të bëjnë me nivelin qendror të pushtetit as që do të duhej të jenë pjesë e fushatës për zgjedhje lokale sepse nuk është përgjegjësi e qeverisjes lokale të merret me këto tema”, thuhet në komunikatën e KMDLNJ-së.
Një pacient largohet nga Enti Special në Shtime, rasti po he...
Humb jetën 42-vjeçari gjatë një loje futbolli në Vlorë, dysh...
Shtirej si prokurore për të marrë para, arrestohet e dyshuar...
Kurti: Mërgimtarë të shumtë nga Zvicra po vijnë të na mbësht...
Mbi 100 aksidente brenda 24 orëve/ Një me fatalitet, dhjetër...
Japonia miraton buxhet rekord prej 58 miliardë dollarësh për...