Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut e ka cilësuar si të qetë fushatën dhe e ka vlerësuar kulturën e pranimit të rezultateve.
“Rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve ishin shprehje e vullnetit të votuesve dhe , me këto rezultate përfundoi vetëm gjysma e këtij procesi zgjedhorë për kryetarë të komunave sikur që përfundoi i tërë procesi, në nivel vendi për asambleistët komunalë”, thuhet në komunikatën e KMLDNj-së”, thuhet në njoftimin e KMLDNj-së.
KMLDNj-ja shpreson që edhe në balotazh gjërat të shkojnë mirë dhe që Kosova të mbetet shembull i zgjedhjeve të lira.
“KMDLNj shpreson se edhe balotazhi do të shkojë pa asnjë problem dhe në këtë mënyrë Kosova do ta ruajë primatin e vendit shembullor për organizim dhe mbejtje të zgjedhjeve të lira, që nga fushata parazgjedhore e deri te dita e votimit sikur edhe koha pas certifikimit të rezultateve në bazë të të cilave edhe ndërtohen institucionet që dalin nga ato zgjedhjeve”.
“Është e arritur e madhe për Kosovën , një shtet që ende po e bënë shtetndërtimin, të organizojë zgjedhje e që lirisht mund të merren si model për shtetet e rajonit dhe, në një mënyrë, në këtë drejtim po krahasohet me shtete që e kanë një demokraci shumë më të konsoliduar dhe më të qëndrueshme”./arbresh.info/
Limi i ashpër me Albën: Mbylle atë gojë të qelbur
Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri, 22 vit...
Turqia arreston gjashtë persona për spiunazh për Iranin
Kush janë “kampionët” për minus vota nga tri partitë më të m...
Arben Gashi: Ka zëra se Ramush Haradinaj po i mbledhë nënshk...
Zuckerberg thotë se 3.5 miliardë përdorues përdorin çdo ditë...