Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), përkatësisht Klinika e Onkologjisë në Qendrën Mjekësore Universitare të Kosovës (QKUK), ka përfituar donacion në shumë prej mbi 1 milion euro nga fondacioni “Project Hope” ditën e shtunë.
Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e SHSKUK-së në Facebook nëpërmjet një postimi, ku bën të ditur se fondacioni përfshin edhe barnat kemoterapeutike, të cilat shfrytëzohen për trajtimin e kancerit, shkruan Gazeta Shneta.
“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka përfituar donacionin e radhës nga fondacioni Project Hope, kontingjent ky që përfshin barna kimioterapeutike dedikuar për Klinikën e Onkologjisë mjekësore në QKUK”, thuhet në njoftim.
SHSKUK është shprehur gjithashtu falënderuese ndaj fondacionit “Project HOPE”, si dhe stafit të këtij fondacionit, të cilët i cilëson si të përkushtuar.
“Në emër të gjithë profesionistëve shëndetësor të SHSKUK dhe pacientëve tanë që trajtohen në Onkologji, falënderojmë fondacionin Project HOPE dhe stafin e përkushtuar të këtij fondacioni për donacionin e dhuruar.”
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...