Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës njofton se Klinika e Neurologjisë në QKUK, ka pranuar një donacion me rëndësi të veçantë nga Rotary Club Prishtina, i cili përfshin pajisjen moderne EXIAS e1 Analyzer – një analizator i avancuar për analiza të elektroliteve, i dizajnuar për përdorim në pika të kujdesit të shpejtë apo pranë pacientëve.
Në njoftimin e ShSKUK-së thuhet se pajisja EXIAS e1 Analyzer është kompakte dhe ofron matje të shpejta (brenda 25 sekondave), me një sasi minimale të mostrës dhe mat parametra të rëndësishëm, të cilat janë jetike për monitorimin e pacientëve neurologjikë në kushte intensive apo të ndërlikuara klinike.
“Kjo pajisje do të ndihmojë ndjeshëm në përmirësimin e kujdesit ndaj pacientëve tanë. Është një pajisje e nevojshme për punën tonë të përditshme. Falënderojmë sinqerisht Rotary Club Prishtina për mbështetjen dhe kontributin e tyre konkret në shëndetësinë publike”, tha Dr. Nexhmedin Shala përfaqësues nga Klinika e Neurologjisë
“Pajisja është e lehtë për përdorim dhe nuk kërkon trajnim të specializuar për stafin, gjë që e bën atë edhe më të dobishme për nevojat e përditshme të klinikës. Ky donacion është pjesë e angazhimeve të Rotary Club Prishtina për të përkrahur institucionet shëndetësore në vend me pajisje bashkëkohore dhe mbështetje konkrete në fushën e shëndetësisë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Talenti 19-vjeçar i Real Madridit pritet të debutojë ndaj Ce...
Hamza para seancës: Shumica e deputetëve nuk i kanë amendame...
Seanca për ndryshimet kushtetuese për presidentin, Kuvendi d...
Çfarë parashohin amendamentet e propozuara për presidentin
Ftohet seanca për ndryshimet kushtetuese
FSK pritet të zbarkojë në Gaza, Maqedonci: Arritje strategji...