Klinika e Kirurgjisë Pediatrike të QKUK-së, ka pranuar donacion në vlerë 65 mijë dollarë nga Rotary Club Prishtina Newborn, ku përfshihen pajisje për kabinetin e urodinamikës.
Drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi falenderojë drejtuesit e Rotary Club Prishtina për pajisjet e dhuruara.
Krasniqi thotë se ndihma të tilla janë të mirëseardhura në trajnimin më efikas të fëmijëve.
Njoftimi i plotë:
Rotary Club Prishtina Newborn dhuron pajisje mjekësore për QKUK-në
Klinika e Kirurgjisë së Fëmijëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pranoi pajisje mjekësore për realizimin e ekzaminimeve urodinamike- donacion nga organizata Rotary Club Prishtina Newborn, të cilat kushtojnë 59 mijë euro.
Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, falënderoi donatorët për ndihmën e ofruar, derisa tha se pajisjet e reja do të ofrojnë mundësi për shërbime të reja mjekësore.
“Bashkëpunimi mes Rotary Club Prishtina Newborn dhe Klinikës së Kirurgjisë Pediatrike është një shembull i mirë. Ju premtoj dhe do të bëj gjithçka që të gjitha pajisjet mjekësore dhe donacionet tjera do të përdoren vetëm sipas destinimit dhe do të kujdesemi që t’i mirëmbajmë ato”, theksoi Krasniqi.
Stephen R. Hemphill nga Rotary Club Prishtina Newborn foli për sfidat dhe vështirësitë në implementimin e projektit, për shkak të situatës me COVID 19.
Por, u shpreh i lumtur që më në fund pajisjet mjekësore mbërritën në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve dhe projekti u realizua me sukses.”Pavarësisht se Pandemia COVID-19 e ka penguar punën tonë, ne arritëm që këtë projekt ta përmbyllim me sukses”, deklaroi Hemphill./arbresh.info/
Greqi, fermerët bien dakord për takim me kryeministrin Mitso...
“Ishte në mes edhe tradhtia”, Alba tregon gjithçka për bashk...
Sorensen takoi edhe komandantin e KFOR-it në vizitën e tij n...
Lushaku-Sadriu: Kushdo që ka ambicie për ta drejtuar LDK-në ...
Arrestohen dy shqiptarë për vjedhje makinash në Zvicër dhe I...
Aeroporti i Cyrihut me rekord udhëtarësh