Klinika e Gjinekologjisë në QKUK ka dal me një reagim pas raportimeve në media, për pakënaqësitë e grave lidhur me trajtimin që iu bëhet kur shkojnë për të lindur fëmijë.
Në reagim thuhet se Kolegjiumi Profesional i Klinikës së Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në QKUK, iu bën thirrje të gjitha grave që të ushtrojnë ankesa me shkrim për çfarë do pakënaqësie që mund ta kenë në lidhje me shërbimet në këtë klinikë,
“Ne mirëpresim çdo sugjerim, rekomandim apo edhe ankesë që bëhet në mënyrë konstruktive dhe me qëllim të avancimit të shërbimeve shëndetësore. Ftojmë të gjitha gratë, nënat dhe pacientet që marrin trajtim në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës, që në rast të ndonjë pakënaqësie apo shqetësimi, të drejtohen në mënyrë të rregullt dhe me shkrim: Tek Klinika e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës; Tek Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave të Pacientëve- QKUK/ShSKUK; apo edhe tek organet e tjera kompetente në nivel vendi. Ne besojmë se vetëm përmes bashkëpunimit dhe komunikimit të ndërsjellë mund të arrijmë standarde edhe më të larta të trajtimit dhe kujdesit ndaj çdo pacienteje”, thuhet në reagimin e klinikës.
Në këtë klinikë vitin e kaluar janë trajtuar mbi 20 mijë gra.
Konfirmohet turbekulozi te lopët në një fermë në Viti
Muharrem Sahiti ka pasur kontakte me familjen e Erblin Osman...
“Do bëjmë çmos ta fitojmë ndeshjen” – Foda...
Foda optimist: Kemi treguar se mund të fitojmë edhe jashtë
QKUK konfirmon vdekjen e të dyshuarës për vrasjen e dyfishtë...
Raportohet se ka vdekur edhe e dyshuara për vrasjen e dyfish...