Klinika e Gastroenterologjisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është pajisur me Gastroskop të ri, që pritet ta reduktojë në masë të madhe listën e pritjes.
Ky është gastroskopi i dytë, me të cilin për një kohë të shkurtër është pajisur kjo klinikë.
Sipas një komunikate të QKUK-së, gastroskopi është një aparaturë që ekzaminon dhe trajton problemet te organet e brendshme, si ezofagu, lukthi dhe zorra dymbëdhjetë gishtore.
Drejtori i Klinikës së Gastroenterologjisë, dr. Zaim Gashi, është shprehur i kënaqur me ardhjen e pajisjes së re, derisa ka thënë që lista e pritjes për shërbimin e Gastroskopisë pritet të zvogëlohet dukshëm pas ardhjes së saj.
“Është bërë një punë jashtëzakonisht e mirë, për shkak se patën filluar edhe listat e pritjes të zgjaten, mirëpo menjëherë është hetuar që kemi zvogëlim të kohës së pritjes. Domethënë, lista e pritjes nuk është qysh ka qenë më herët, por dukshëm ka filluar të bie”, thotë Gashi, transmeton kp.
Ministria e Shëndetësisë dhe SHSKUK kanë hartuar politika konkrete këtë vit për investime në pajisje, në përputhje me nevojat e klinikave dhe spitaleve të përgjithshme, me synim të përmirësimit të kushteve rreth ofrimit të shërbimeve për pacientin.
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...