Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Klinë, pasi që i njëjti ka tentuar ta ngulfat bashkëshorten e tij.
Në njoftimin e bërë nga Policia thuhet se rasti ka ndodhur ditën e enjte rreth orës 16:30, transmeton Telegrafi.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht e me pas ka tentuar ta ngulfat bashkëshorten e tij–viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim te prokurorit dërgohet ne mbajtje”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, rastet e dhunës në familje janë shpeshtuar kohëve të fundit.
Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...
Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë
Pacolli uron Pashkët: Paqe, dashuri dhe shëndet për të gjith...
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik