Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-së së UÇK-së, Faton Klinaku, thotë se nëse nuk do të ketë pajtueshmëri me qeverinë rreth kërkesës që pagesa për veteranët të rritet krahas pagës minimale, do kërkohet dorëheqja e Qeverisë së Kosovës.
Sipas tij, kërkesat për dorëheqjen e një ministri do të ishin amnisti për kryeministrin Albin Kurti.
“Nëse nuk marrin vesh, kërkohet dorëheqja e qeverisë, e jo vetëm e një ministri.Po ashtu, sa i përket se a ka kthyer përgjigje qeveria rreth Ligjit për Veteranët që lidhet me pagën minimale, jemi deklaruar atë ditë për media pas takimit që kishim me ta e qëndrimi ynë nuk lëkundet: ‘Kjo nuk është çështje ofertash por çështje ligjore. Ata thërrasin seancë, ne thërrasim protestë”, ka shkruar Klinaku në Facebook./arbresh.info/

Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...