Sekretari dhe njëherit ushtruesi i detyrës së kreut të OVL–UÇK’së, Faton Klinaku, ka thënë se materiali i radhës që do t’i vijë zyrave të tyre në formë të CD’së do ta quajnë “Pjata fluturuese”.
Klinaku tregon se ideja për këtë emërim ishte e Nasim Haradinajt, nënkryetarit të organizatës tashmë i arrestuar.
Kjo për shkak se CD’ja të cilën OVL e UÇK’së e presin pasi “rrufeja” i premtoi se do ta sjellë së shpejti, ka formën e pjatës fluturuese.
“Nëse vijnë dosjet tjera në formë të CD’së, ne do t’i quajmë pjata fluturese”, është shprehur Klinaku në emisionin DPT në T7.
Tutje ai tregoi se cka do të ndodhë në rast se arrestohet edhe vet Klinaku.
“Nëse arrestohem edhe unë, vazhdon punën tjetri”, ka thënë Klinaku.
“Jemi kryesia dhe këshilli e gjithashtu edhe degët në të gjithë Kosovën. Nëse unë arrestohem, vazhdon punën dikush tjetër pas meje”, shtoi Klinaku.
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...