Buxheti i ndarë për paga dhe mëditje të deputetëve të Parlamentit të Kosovës janë pothuajse çdoherë temë e diskutimeve.
Shuma e lartë e buxhetit e cila ndahet për ta nga viti në vit pothuajse ndryshon. Nëse në vitin 2017 ka qenë rreth 6 milionë euro kjo shumë është ngritur në vitin 2018 në 7 milionë euro. Të paktën këto janë statistikat e nxjerr nga Instituti GAP, shkruan arbresh.info.
|
Kuvendi i KosovësShuma 2017
|
|
|
Pagat dhe Mëditjet | 7,261,534.00 € | 63.47% | ||||
| MallradheShërbime | 2,312,000.00 € | 20.21% | |||||
| ShpenzimetKapitale | 1,486,000.00 € | 12.99% | |||||
Se sa është i arsyeshëm ky buxhet, politologu RamushTahiri për portalin “Arbresh.info” thotë se përderisa ky institucion vendos vetë për mëditjet e tyre askush nuk mund të ndërhyjë. Por shton se arsyetimi i këtij buxheti mbetet në ndërgjegjen e vetë deputetëve të cilët duhet të punojnë komfor mëditjeve që i marrin
“Krejt e kanë të ndarë dhe e kanë të caktuar edhe për dreka edhe darka, nuk kanë ndonjë kontroll ndaj këtyre dhe mbetet nën ndërgjegjen e tyre a i keqpërdorin apo jo dhe a ja kanë vlejtur ato dreka apo darka mbetet në moralin e tyre kjo çështje. Ne nuk kemi një kapacitet apo mekanizëm ligjor që merret dhe i kontrollon shpenzimet e tyre. Nëse ata shkojnë jashtë vendit për të rregulluar një ligj mbetet në ndërgjegjen e tyre a ja ka vlejtur apo jo me shku jashtë vendit për këtë çështje përderisa ne nuk kemi një mekanizëm që i kontrollon apo i monitoron“, thotë Tahiri.
Ai shton se ka parlamente të cilat përpos rrogës nuk marrin mëditje shtesë, por kjo tek ne ndryshon.
“Ka parlamente që për punën që e bëjnë në komisione nuk paguhen shtesë, sepse konsiderohet që është puna e tyre për ligje ndërsa këta janë përcaktuar qashtu që përpos rrogës të marrin edhe mëditje. Këta te na rrogën e kanë plot edhe marrin edhe mëditje për seanca ose mbledhje të komisioneve sepse kuvendi e ka marrë vendimin vetë dhe jo dikush tjetër për ta. Ne nuk mundemi të ndryshojmë”, thotë Tahiri për portalin Arbresh.info.
E Arton Demhasaj nga organizata Çohu, thotë se kjo është legjislatura e vetme deri tash që nuk i ka merituar këto benificione.
“Pra deri tash është legjislacioni i vetëm që nuk ka mundur të kryejë funksionin e saj që e ka me miratuar apo me shqyrtua ligje deri tash janë shumë të dobët. Dhe pjesa e madhe e mëditjeve të cilat i kanë marrë këta deputetë kanë qenë të pamerituara. Sa i përket agjendës legjislative janë shumë mbrapa dhe është shumë e dobët“, ka thënë Demhasaj për Arbresh.info.
Ai shton se të gjitha seancat e mbajtura deri tash nuk kanë qenë të thirrura për të miratuar ligjet për çka edhe janë përzgjedhur deputetët.
“Pjesa me e madh e diskutimeve në Kuvend janë diskutua rasti Dehari dhe Demarkacioni dhe nuk janë marrë me obligimet e tyre me shqyrtimet dhe miratimet e ligjeve për çka janë të thirrur deputetët. Nuk është asnjë institucion që merret me monitorim dhe mbikëqyrje të Kuvendit dhe vetëm në rast se ata e shprehin dëshirën e tyre që të merren me çështje për çka janë thirrur“, ka përfunduar Demhasaj.
Kujtojmë së deputetet e Kuvendit përveç miratimit të Demarkacionit, dhe nëntë ligje të miratuara ata kanë dështuar te miratojnë projektligjet e tjera shkaku i mungesës së kuorumit./VSelimi/Arbresh.info/
LVV sot mban tubim në Gjilan, merr pjesë Kurti
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...
Paralajmërime për mot të ftohtë dhe erëra të forta në Britan...
Thyhen 7 vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë, ...