Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka njoftuar se të gjithë personat e infektuar me koronavirus nga kjo komunë janë shëruar.
Ahmeti përmes një postimi në Facebook tha se Lipjani aktualisht ka zero raste me koronavirus.
“Sonte u informuam zyrtarisht nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, për rezultatet e testeve të të infektuarve me Covid-19 nga Komuna jonë të cilët janë shëruar plotësisht! Nga gjitha rastet që kishim të identifikuara me covid tani më është konfirmuar se janë të gjitha negative”, ka shkruar Ahmeti.
Kujtojmë se Lipjani kishte 15 raste të regjistruara me Covid-19.
Haxhiu për konkursin për Kryeprokuror: Procesi të jetë larg ...
“Mbi 7000 euro për një reklamë” – Elijona ...
Kusari-Lila: Kosova po ndërton sistem të besueshëm të metrol...
Sulmet kibernetike ndaj Osmanit e Abdixhikut, LDK-ja i drejt...
G7 mbledhje ne Paris, pritet të diskutohet për luftën në Ukr...
Kosova e dyta më e varfër në Evropë, Murati tenton të arsyet...