Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje do t’i falin vetëm servilët.
Haradinaj në emisionin Rubikon në Klan Kosova tha se kryeministri në detyrë Albin Kurti, i ka fyer vlerat e luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai theksoi se qasje majtiste e tij është pro-sllave.
I pari i AAK-së pyeti se pse vetëm Albin Kurti, dha intervistë nga burgu i Serbisë.
“Qasja majtiste e Kurtit është pro-sllave. I vetmi zotëri Kurti ka dhënë intervistë nga burgu në Serbi. Ai ka mundur të përfaqësojë UÇK-në nga Prishtina. I kanë rrah shumë figura, e kanë mbytur Fehmi Aganin pa qenë UÇK. Pse me marrë zëdhënësin e UÇK-së edhe me dalë në intervistë”, ka thënë Haradinaj në Rubikon.
“Pra, edhe këshilltar i tij i ka fyer vlerat e luftës. A del ndonjë këshilltar i Angela Merkelit të flasë në emër personal të tij? A ka mundur që Adem Demaçi të japë intervistë në burg, a ka mundur të japë intervistë Ukshin Hoti? Cili nga armiqtë e Serbisë ka dhënë intervistë? Intervista mund të jetë edhe rastësi, por si ka mundësi të i ndodhë atij që ashtu të dalë edhe të japë intervistë”, tha ai.
Zyrtare: Fiton Ademi transferohet tek Llapi
Rezultatet e zgjedhjeve, deri tani, janë pranuar gjashtë ank...
Vrasja e konduktorit në Gjermani, avokati: Pesë persona beso...
Haradinaj pjesëmarrës në Lutjet e Mëngjesit: E rëndësishme t...
EULEX-i dhe KFOR-i rrisin gatishmërinë për reagim në raste e...
Papa Leoni XIV pret kryeministrin Rama