1 nëntori shënon ditëlindjen e komandantit të UÇK-së dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajazitit.
Ai është lindur me 1 nëntor 1962 në fshatin Turuqicë të Podujevës ndërsa ra heroikisht me 31 janar të vitit 1997 në Pestovë të Vushtrrisë.
Bashkë me Zahir Pajazitin, u vranë edhe Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, shkruan Arbresh.info.
Më 31 janar 2008, në 11 vjetorin e rënies, ish-Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu i akordoi Zahir Pajazitit dekoratën më të lartë shtetërore të Kosovës, Urdhrin Hero i Kosovës.
Më 31 janar të vitit 1997 në Pestovë të Vushtrrisë, në një pritë të organizuar nga forcat policore serbe u vranë Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu. Vrasja e këtyre 3 të rinjëve shqiptarë, njëri prej tyre, ndër më të njohurit për formimin e ceulave të UÇK-së në Llap, bëri jehonë të madhe atëbotë jo vetëm në Kosovë.
Por prej 31 janarit të vitit 1997 e deri më tash nuk është zbuluar e vërteta e kësaj vrasje tinzare.
Bashkëluftëtarët e Zahir Pajazitit disa herë kanë kërkuar që të zbardhet e vërteta e kësaj vrasje, madje duke hedhur edhe dyshimet për një dekonspiracion të mundshëm nga vetë bashkëpunëtorët e ngushtë të Zahir Pajazitit.
Kjo është vetura që u vranë:


Bora fiton në Prizren
Dy këmbësorë të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë
Parashikimi i motit për ditët në vijim-Të hënën temperaturat...
Picula: Me këngë çetnike dhe “botën serbe”, Serbia mund ta h...
Autoblindat ushtarake “Shota” pritet të prodhohen edhe në Ko...
Xhamat e ngrirë brenda veturës – pse ndodh dhe si ta z...