Kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR) dhe biznesmeni kosovar, Behgjet Pacolli ka publikuar projektin më të ri të kompanisë së tij, e cila do të ndërtohet në Kazakistan, të cilën ai ka vendosur ta quaj “Saranda”.
Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se fshati Saranda në Nur-Sultan (Astana) ishte një ide dhe vizion i tij për një lagje moderne në zemër të natyrës, ku do të vendosen kazakët e pasur.
Ky projekt, sipas Pacollit është e dhe krenaria e kompanisë së tij.
“Fshati Saranda në Nur-Sultan (Astana) ishte një ide dhe vizion e imja për një lagje moderne në zemër të natyrës. Aty ku do të vendoseshin kazakët e pasur. Unë zgjodha ta quaj atë “Saranda”, për faktin se është një emër i bukur shqiptar si dhe qytet turistik në Shqipëri. Sot ky projekt është një nga krenaritë e kompanisë tonë”, ka shkruar Pacolli në Facebook./ arbresh.info/
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thirrje qytetarëve: Shmangn...
Zbulohet një sistem i ri diellor
Mbillen mbi 100 karanfila mbi urën e Ibrit
Turi i Ramës, “Punët për Shqipërinë”/ PS nis takimet me qyte...
Jemeni i përfshihet konfliktit, rajoni përjeton sulme gjatë ...
Tahiri për ekspozitën për masakrat: Kjo temë të trajtohet se...