Shpend Maxhni i cili para disa javëve dha dorëheqje nga pozita e shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, (AKI) pritet që së shpejti të emërohet në një pozitë të re.
Maxhuni do të emërohet në pozitën e Drejtorit të drejtorisë së komunikacionit në nivel të vendit.
Kujtojmë që, Maxhuni ishte emëruar shef i këtij institucioni më 20 prill 2018 për një mandat pesë vjeçar, mandat të cilin mund ta vazhdonte edhe një herë, shkruan Insajderi.
Drejtor i AKI-së deri atëherë ishte Driton Gashi, i cili kishte ofruar dorëheqjen e kërkuar nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Ramush Haradinaj pas skandalit të dëbimit të 6 shtetasve turq nga Kosova.
Maxhuni deri në atë kohë mbante pozitën e drejtorit të Policisë së Kosovës.Ndërkohë, lajmin për dorëheqjen e Maxhunit e kishte bërë të ditur kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj, por pa dhënë edhe arsyet e plot pse ka ndodh ky veprim.
“Kam pranuar dorëheqjen e Drejtorit të AKI-së, z. Shpend Maxhuni, nga funksioni i tij në krye të Inteligjencës kosovare. Z. Maxhunin e falënderova për bashkëpunimin profesional të deritashëm në mbrojtjen e sigurisë së vendit dhe popullit tone”, kishte deklaruar Haradinaj.Haradinaj madje atë e dekoruar edhe me medaljen e Skënderbeut “me motivacionin për profesionalizëm dhe besnikëri në shërbim ndaj atdheut”.
“Gjatë këtij mandati, Qeveria e Kosovës është angazhuar pandalë në forcimin e rendit dhe ligjit në vend dhe institucionet e sigurisë. Në këtë angazhim, roli i z. Maxhunit ka qenë i rëndësisë së veçantë dhe sot, AKI është një ndër institucionet më profesionale dhe më kredibile në vend dhe më gjerë”, kishte shkruar Haradinaj.
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...