Zëvendëskryeministrja në qeverinë Hoti, Albulena Balaj-Halimi ka deklaruar pasurinë e saj në Agjencinë Kundër Korrupsionit.
Balaj -Halimi në AKK, pasuri të paluajtshme ka deklaruar tri shtëpi të përbashkëta, njëra e trashëguar 264 metra katrorë, në vlerë 39 mijë e 600 euro.
Ajo po ashtu ka deklaryar edhe një shtëpi të blerë me kursime, 210 metra katrorë në vlerë prej 210 mijë euro dhe një shtëpi tjetër të ndërtuar në vlerë prej 75 mijë euro, shkruan arbresh.info
Zëvendëskryeministrja të deklaruara ka edhe dy toka, njëra në vlerë 760 mijë euro dhe tjetra 28 mijë euro.
Pasuri të luajtshme ajo ka të deklaruara dy vetura, të blera, njëra 8 mijë euro dhe tjetra 5 mijë.

Zëvendëskryeministrja gjithashtu ka 100 për qind të aksioneve në tri biznese, NTT “Halimaj Reisen” i bashkëshortorit, NTT”Halimaj Reisen” e përbashkët dhe Restaurant “Prizreni Halimaj Reisen” e përbashkët.

Kurse para të gatshme në institucionet financiare Balaj -Halimi ka të deklaruara vetëm 1 mijë e 800 euro./arbresh.info/

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...
Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NA...
Këto simptoma tregojnë rënie të kalciumit në gjak: Kur gjend...
Sherr në BBV, Mali hedh ujë në fytyrë Rogertit