Kryesia e Sindikatës e Policisë së Kosovës sot vizitoi Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës, të cilat janë të vendosura në Kampin e Belvederes dhe drejtorin rajonal të Mitrovicës së Jugut.
Gjatë takimit me këto njësi, Kryesia e Sindikatës së Policisë ka parë gjendjen reale dhe vetëmotivimin e lartë të njësive në zbatim të ligjit dhe autorizimeve policore.
“Kryesia e sindikatës i njoftoi zyrtarët policorë për aktivitetet sindikale dhe gatishmërinë e Sindikatës për përkrahje në ngritjen e mirëqenies dhe kushteve më të mira të punës. Po ashtu, Sindikata e Policisë mori përkrahje të fuqishme nga njësitë speciale për aktivitete sindikale për përmirësimin e kushteve dhe mirëqenies së pjesëtarëve të Policisë”, thuhet në njoftimin e Sindikatës. /arbresh.info/

“Pirati dëshiron të bëjë histori” – Mallor...
Digjet një punëtori dhe një objekt ndihmës në Mushtisht
80 vjeçari i zhdukur: Ende asnjë gjurmë nga Alush Kastrati
Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Iranit
Atletico Madrid me ‘një këmbë’ në çerekfinale, t...
Inflacioni në Kosovë shkon në 6% në krahasim me një vit më p...