Shkalla e ndotjes së ajrit në Prishtinë vazhdon të jetë shqetësuese.
Ndotja e ajrit në Prishtinë vazhdon të jetë shqetësuese për banorët, shkruan lajmi.net.
Në bazë të matësit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë për cilësinë e ajrit, sonte ndotja e ajrit ka qenë e pa shëndetshme.
Në ora 23:00 kur edhe është regjistruar matja e fundit, shkalla e ndotjes ka arritur në 179 PPM.
Kjo shkallë e ndotjes së ajrit llogaritet të jetë e pashëndetshme, shkruan më tutje lajmi.net.
Këshillohet që personat që vuajnë nga sëmundjet e frymëmarrjes dhe fëmijët të mos ekspozohen në natyrë, pasi që kjo ndotje përkeqëson edhe më shumë gjendjen e tyre shëndetësore.

Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës