Vetëm pas votimin të Qeverisë së re me kryeministër Avdullah Hoti, LDK’ja ka publikuar marrëveshjen e plotë të koalicionit me Listën Serbe.
Nga kjo marrëveshje, Listës Serbe i janë ndarë tri pozita në kabinetin qeveritar. Kreu i kësaj partie, Goran Rakiq, do të jetë zëvendëskryeministër dhe ministër i Pushtetit Lokal. Dalibor Jevtiq është emëruar ministër për Kthim dhe Komunitete.
Në mesin e pikave të marrëveshjes është se të dyja palët nuk mbështesin mocione mosbesimi që janë iniciuar në të kaluarën edhe parti të tjera në parlament.
Në të përmendet edhe dialogu Kosovë-Serbi i ndërmjetësuar nga BE-ja ku potencohet nevoja për vazhdimin e tij.

Biblioteka Kombëtare me ekspozitë `KFOR and Kosova +25`
Qindra emigrantë shpëtohen në ujërat pranë Kretës
Numërohen 65% e votave: 10 më të votuarit nga VV, PDK, LDK d...
E shitën 50 milionë euro, Liverpooli po mendon për një rikth...
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...