Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka folur për përplasjen mes Qeverisë së Kosovës dhe administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, për heqjen e tarifës ndaj mallrave nga Serbia. Ahmeti e ka këshilluar kryeministrin Albin Kurti që “të shtrëngohet”.
Nga Uashingtoni sot kanë ardhur paralajmërime se Amerika mund t’i tërheqë trupat e saj ushtarake nga Kosova, nëse qeveria e Albin Kurtit nuk vepron sipas këshillave të administratës Trump.
“Situata nuk është e thjeshtë dhe nuk është për t’u relaksuar sikur nuk është asgjë. Nuk është mirë ta testojmë gatishmërinë e Amerikës sepse e kanë dëshmuar që e kanë guximin të marrin vendime të papritura dhe nuk do të ishte larg mendsh që mund të marrin një vendim të tillë që është tërheqja e trupave. Marrëdhëniet ndërkombëtare pak janë të bazuara në drejtësi, ato janë të bazuara në interesat e shteteve”, deklaroi Ahmeti në KTV.
Sipas Ahmetit, kryeministri Kurti nuk ka dashur të përgjigjet në telefonatat e zyrtarëve amerikanë dhe ka dhënë arsyetime boshe se telefonata ka ardhur shumë vonë.
“Ambasada të njofton disa orë përpara se do të pranosh thirrje. Kurti më mirë është të thotë se nuk kam dashur të përgjigjem dhe të shtrëngohet se çfarë presioni duhet të presë, e jo të japë arsyetime boshe”, shtoi ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti.
Prokuroria kërkon paraburgim për shtatë të arrestuarit: Dysh...
Dardan Berisha dhe Malvina Haziri më të mirët e vitit 2025
Kryeministri i Bahamas: Ky është fillimi i një marrëdhënie q...
OKB: Uria në Gaza ka përfunduar, por situata mbetet kritike
Kurti premton 3.2 milionë euro për ndërtimin e rrugës Malish...
Në Rahovec gjenden mbetje mortore që dyshohet të jenë të një...