Fluksi në disa pika kufitare po vijon edhe mëngjesin e së hënës, kryesisht në dalje.
Në pikë kalimin kufitar në Merdarë pritjet në dalje janë deri në 30 minuta, ndërsa radha e automjeteve është deri në 80 metra. Në hyrje pritjet janë deri në 20 minuta.
Në pikë kalimin kufitar Dheu i Bardhë në dalje pritjet janë 20 minuta, ndërsa radha e kolonave shkon deri në 70 metra. Në hyrje, nuk ka kolona dhe rrjedhimisht pritjet janë deri në 5 minuta.
Në Jarinjë pritjet në hyrje dhe dalje shkojnë deri në 10 minuta, e që nuk raportohet për fluks të kolonave të automjeteve.
Në të gjitha pikë kalimet e tjera kufitare, në dalje, pritjet nuk shkojnë më shumë se 5 minuta, ndërsa në hyrje në asnjërën prej tyre nuk raportohen vonesa./arbresh.info/

Marta Kos viziton Kosovën, nesër takon Kurtin dhe Haxhiun
Zëvendëspresidenti i Iranit: Ngushtica e Hormuzit na përket ...
27 vjet nga masakra në Qyshk të Pejës
Kurti merr pjesë sot në vendosjen e gurthemelit të Parkut In...
Vance: SHBA po ‘bën përparim’ në bisedimet me Iranin
Të enjten mot me diell e vranësira, temperatura deri në 22°C