Të njëjtit janë ndaluar në pikën kufitare të Jarinjës, shkruan lajmi.net.
Ata planifikonin të zhvillonin një përballje miqësore me ekipin serb të Trepçës.
Mirëpo, për shkak të një vendimi nga ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të njëjtëve u pamundësohet që të marrin pjesë në gara pa pëlqimin e federatave respektive vendore.
Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net dhe Jetlir Zyberaj, këshilltar i minstrit të Jashtëm Pacolli, i cili edhe ka thënë se MPJ-ja nuk e ka bërë ndalimin e tyre.
Ndërkaq Samir Hoxha, Këshilltar i lartë politik i minsistrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka thënë se vendimi në fjalë është marrë për shkak të mos lejmit të paralelizmave në sportin vendor.
“Është e vërtetë, ekipet nga jashtë nuk mund të marrin pjesë në gara pa pëlqimin e federatave vendore. Vendimi është marrë për shkak se nuk mund të lejojmë paralelizma dhe në sport”, ka thënë Hoxha për lajmi.net.
E ndërkaq, nga mediat serbe është raportuar se në pikën kufitare të Jarinjës është ndaluar edhe zëvendësdrejtori i të ashtuquajturës zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Dusan Kozarev.
Legjenda e golfit Tiger Woods përfshihet në një aksident të ...
Komuna e Prishtinës organizon aksion sot në orën 10:00, do t...
Moti në Shqipëri me vranësira dhe intervale me diell
Reshjet e borës godasin Bosnjën dhe Hercegovinën, pezullohet...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Parashikimi i motit për sot