Në listat e votuesve të Kosovës ndodhen edhe banorët që jetojnë jashtë shtetit. Kjo është njëri prej arsyeve pse numri i votuesve është më i madh se sa i banorëve. Bazuar në regjistrimin e fundit, janë 1 milion e 739 mijë banorë, ndërsa, votues janë 1 milion e 890 mijë votues.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror Zgjedhor, të drejtë vote në Kosovë kanë 1.890.952. E sipas regjistrimeve të banorëve që janë kryer në vitin 2011, Kosova ka 1.739.825 banorë, pa përfshirë banorët e komunave serbe.
Në gjashtë palë zgjedhje lokale të mbajtura që nga paslufta, por jo vetëm në to, problem kanë qenë gjithmonë listat e mbingarkuara të votuesve.
Albert Krasniqi nga Institutit Demokratik i Kosovës tregon për Gazetën Express se fakti që regjistrimet e popullsisë nuk kanë përfshirë kosovarët që jetojnë jashtë vendit.
“Regjistrimi i popullsisë nuk ka përfshirë kosovarët që jetojnë jashtë Kosovës”, thotë Krasniqi.
Një prej arsyeve që numri i votuesve me numrin banorëve nuk përkojnë, është edhe mosregjistrimi i banorëve të komunave me shumicë serbe.
Në shifrën që ka dalë nga matjet e popullsisë në vitin 2011, në Kosovë jetojnë 1.739.825, por në të nuk janë përfshirë banorët e komunës së Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanin dhe pjesa veriore e Mitrovicës.
Sot kur po mbahen zgjedhjet lokale, komunat e banuar me minoritete, deri më tani, patën pjesëmarrjen më të madhe në zgjedhje.
Një tjetër arsye që Krasniqi përmend padyshim që janë edhe listat e papastruara, ku vazhdojnë të figurojnë emrat e të të vdekurve.
Edhe pse në zgjedhjet nacionale të 11 qershorit nga listat e votimeve ishin hequr 55 mijë emra, kryetarja e KQZ’së, Valdete Daka, kishte treguar se për këto zgjedhje Komisioni Zgjedhor nuk do të mund të pastrojë edhe më tej listat.
Jo veç në Prizren, Prokuroria aktivizohet në të gjitha komun...
Aksidenti tragjik hekurudhor, MEPJ në kontakt me Spanjën nës...
Shpallet në kërkim Egzon Reshani, i dyshuari për tentim vras...
Blerta Deliu kërkon rinumërim të plotë të votave
“Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen”, Trump jep ...
KFOR-i stërvitet për beteja të afërme