Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nesër do ta jetë pjesë e një sërë aktivitetesh.
Siç njofton Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media, Kurti do të marr pjesë në tryezën e rrumbullakët organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve e Zyrës së Kryeministrit, ku do të diskutohet për sfidat dhe mundësitë për komunitetin Ashkali.
Takimi pritet të filloj nga ora 09:00 në ndërtesën e Qeverisë, përcjell Arbresh.info.
Nga ora 10:00, Kurti pritet të marr pjesë në Akademinë solemne në 70-vjetorin e themelimit të Institutit Albanologjik.
Ndërsa, i pari i ekzekutivit kosovarë do të marrë pjesë në vënien e gurthemelit të Shkollës Fillore në fshatin Dumosh, Podujevë nga ora 11:00.
Po në Podujevë, Kurti do të marrë pjesë në vënien e gurthemelit të çerdhes nga ora 12:00./Arbresh.info/
Nis protesta kombëtare e thirrur nga PD-ja, kërkohet rrëzimi...
Abdixhiku në Dragash: Kosova duhet të investojë te familja, ...
Vdekja e Shemit, policia jep detajet e fundit
I dërguari i Trump në Grenlandë: Do të punoj që ishulli të b...
Specialja hedh poshtë kërkesën e Kadri Veselit për lirim të ...
Deklarim i rremë për ryshfet, arrestohet një person në Prish...