Delegacioni më i lartë i Bashkimit Evropian do të qëndroj nesër për vizitë në Kosovë.
Treshja e përbërë nga presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, përfaqësuesja e Lartë, Federica Mogherini dhe Komisioneri Hahn do të priten nga krerët e shtetit, shkruan Indeksonline.
Sipas agjendës së paralajmëruar, nga ora 14:20, treshja do të zhvillojnë një takim me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.
Ky takim në të cilin për media do të ketë mundësi vetëm për marrje pamjesh, do të mbahet në zyrën e presidentit.
Pas takimit, presidenti i KE, Juncker bashkë me Thaçin do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media në korridor të hyrjes së Kuvendit nga ora 15:25.
Ky delegacion do të përmbyll vizitën me një takim që do ta mbajë me qytetarë në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës nga ora 16:00.
Kujtojmë se nesër po ashtu do të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, në të cilën pikë e vetme e rendit të ditës është ratifikimi i marrëveshjes për demarkacion mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Me ratifikimin e kësaj marrëveshje, plotësohet kushti i vënë nga BE-ja për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen