Gërmimeve i’u erdhi fundi.
Pas disa viteve që kur dy ekipet, ajo e Kosovës dhe e Serbisë kishin filluar gërmimet në kërkim të një varreze masive në Kizhevakt të Rashkës në Serbi, u mbyllen sot.
Nga i tërë gërmimi disa muajsh u gjeten 10 trupa të të zhdukurve gjatë luftës së fundit në Kosovë, shkruan arbresh.info.
E ky është vetëm një nga 15 lokacionet që në territorin serbë dyshohet se ka varreza masive më trupat e shqiptarëve të Kosovës, tha Ibrahim Makolli, kryesues i ekipit të Kosovës në grupin punues për çështjen e të zhdukurve.
“Sot po i përfundojmë gërmimet në këtë pjesë. Kjo është një nga 15 lokacionet ku dyshohet se ka varreza masive. Mandati ynë ka të bëjë më zbardhjen e fatit të personave të zhdukur. Do të vazhdojmë edhe më lokacionet e tjera pasi e dimë që janë edhe 1600 të pagjetur ende në Kosovë”, tha Makolli.
E Arsim Gerxhaliu nga Mjekësia Ligjorë e Kosovës tha se gërmimet që filluam në 2015 sollen rezultat tek në vitin 2020 më gjetje të mbetjeve mortore.
“Kjo ka filluar nga viti 2015 në tek vitin e kaluar kemi hasur në mbetje mortore. Nga faza e dytë që ka filluar më 5 maj janë gjetur edhe 7 pra në total janë 10 trupa që janë gjetur në këtë lokacion”, tha Gerxhaliu.
Ndryshe procesi i gërmimit dhe zhvarrimit të mbetjeve mortore në këtë lokacion është realizuar në dy faza, nga 30.11.2020 – 09.12.2020 (faza I) dhe nga 05.05.2021 – 26.05.2021 (faza II).
Nga data 5 maj, kur kanë rifilluar gërmimet në këtë lokacion, është bërë vlerësimi i plotë i tërë lokacionit të shënjuar të varrezës masive dhe është bërë zhvarrosja e të gjithë eshtrave të viktimave të luftës që kanë qenë në këtë lokacion.
Pjesë e gërmimeve ishin ekspertët mjekoligjorë të Republikës së Kosovës, në emër të Delegacionit të Kosovës në kuadër të Grupit Punues për Persona të Zhdukur, krahas ekspertëve të Komisionit
Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur, ekspertëve të EULEX-it , Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, si dhe institucioneve të Serbisë.
Gjatë këtyre javëve, lokacioni i varrezës masive në Kizhevak, Serbi, është vizituar edhe nga familjarët e personave të zhdukur dhe nga një delegacion i lartë nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq nga Gjeneva të shoqëruar nga përfaqësuesit e dy delegacioneve në kuadër të Grupit Punues për Persona të Zhdukur./arbresh.info/

Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...