I pari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, gjatë ditës së djeshme ka pasur probleme shëndetësore.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Elezaj përmes një njoftimi në Facebook.
Simptomat që ai kishte, sipas tij, ishin të njëjta me COVID-19, dhe për këta Elezaj gjatë ditës së sotme me rekomandim të mjekëve dhe IKSHPK-së, ka kryer testin në Klinikën Infektive në QKUK.
Mirëpo, testi sipas tij, fatmirësisht ka rezultuar negativ./arbresh.info
Njoftimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Nga dita e djeshme kam pasur disa probleme shëndetësore. Pasi simptomat ishin të njëjta me ato të virusit Corona, sot, pas rekomandimit të mjekëve dhe të IKSHPK-së, jam paraqitur në Klinikën Infektive në QKUK dhe jam testuar.
Fatmirësisht rezultati ka dalë negativ.
Po ashtu edhe gjendja shëndetësore ka filluar të përmirësohet.
Situata me Covid-19 në qytetin tonë fatmirësisht vazhdon të jetë e mirë, por rreziku nuk ka kaluar ende, ju bëj thirrje të vazhdoni të keni kujdes.
Shpreh falenderim ndaj të gjithë miqve e qytetarëve që më kanë shkruar e thirrur. ZE
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...