Kisha Ortodokse Serbe dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Serbisë kanë njoftuar se janë të gatshme të bëhen pjesë e dialogut të Serbisë me Kosovën, shkruan Vecernje Novosti.
Sic i ka thënë agjencisë serbe të lajmeve Novosti nga këto dy institucionet, përfaqësuesit e tyre e kanë ndërmend të bëhen pjesë e dialogut kur ai të kalojë në nivel presidentësh dhe ekipin serb ta udhëheq, Aleksander Vuçiq.
“Kosova dhe Metohia është një nga qendrat e kishës sonë dhe ndër më të shenjtat dhe është shumë e rëndësishme për Serbinë që të investojë përpjekje maksimale që të mbetet brenda Serbisë. Gjithashtu është e rëndësishme për të ndihmuar serbët në Kosovë që të qëndrojnë në vendin e tyre dhe të normalizojnë jetën”, thuhet në deklarimin e Kishës Ortodokse, njofton Klan Kosova.
Ndërsa sekretari i përgjithshëm i Akademisë Serbe, Marko Andjelkoviq, tha se presidenti i Serbisë do ta nderonte akademinë nëse i fton anëtarët e saj për t’i paraqitur pikëpamjet e tyre mbi tema të rëndësishme siç është Kosova
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...