Nga sot Kirurgjia Tropikale në Kosovë do të aplikoj metodën më të re bashkëkohore për operim.
Kjo është bërë fal bashkëpunimit dhe trajtimit të stafit nga kirurget më eminentë në rajon.
Nëpërmjet një njoftimi Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ka bërë të ditur se tashmë operimi i parë është kryer më sukses nga stafi vendorë, nën drejtimin e Drejtorit të Kirurgjisë Torakale, Dr. Saudin Maliqi.
Njoftimi i plotë:
Kirurgjia Torakale fillon aplikimin e metodave bashkëkohore për operim.
Në Kirurgjinë Torakale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është aplikuar metoda më e re kirurgjike, video-kirurgjike, “Vats Uniportal”.
Operacioni është kryer me sukses të plotë nga stafi vendor, nën drejtimin e Drejtorit të Kirurgjisë Torakale, Dr. Saudin Maliqi.
Kjo metodë kirurgjike konsiston në operacion pa hapje të kraharorit, e përcjellë me video-kirurgji.
Muaj më parë, për këtë lloj intervenimi në Prishtinë ishin kirurgët më eminentë për trajnimin e stafit mjekësor.
Kirurgjia Torakale ka për objektiv avancimin e ekspertëve tanë, duke i trajnuar jashtë vendit, në mënyrë që të kryhen të gjitha ndërhyrjet kirurgjike bashkëkohore edhe në Kosovë.
Dallaveret me lejet e armëve, Prokuroria kërkon paraburgim p...
Kamerat e sigurisë “kapin” mbi 1 mijë e 300 shkelje në trafi...
Shoqata e Pacientëve reagon lidhur me rastin e `shërimit të ...
13 vjet nga heqja e lapidarit të UÇPMB-së: Presheva nuk i ha...
Normandy Index 2025: Kosova lider për siguri strategjike në ...
Totaj priti ambasadorin e Turqisë, rikonfirmohen marrëdhënie...