Deputeti i zgjedhur Albert Kinolli dhe kryetari i Partisë Rome të Bashkuar të Kosovës tha se do të japë kontributin e tij në formimin e institucioneve të Kosovës pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Ai zhvilloi sot një takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, i cili nisi takimet me partitë e komunitetit joshumicë për të kërkuar përkrahjen e tyre në votimin e qeverisë.
Kinolli u shpreh i sigurt se vota e tij do të jetë për Kurtin për formimin e qeverisë pas konstituimit të Kuvendit.
Ai shtoi se nuk kanë vija të kuqe për partitë, por tha se, duke pasur parasysh që Vetëvendosje është fituesja e zgjedhjeve, ka bërë disa kërkesa Kurtit në këmbim të votës.
“Nuk kemi vija të kuqe për asnjë subjekt politik dhe duke respektuar rezultatin zgjedhor dhe duke pasë parasysh që Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve, kështu që ne kemi parashtruar kërkesat tona dhe njëra prej tyre kryesore ka qenë që meqë ne jemi të përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës me një deputet që të jemi të barabartë dhe të trajtohemi në mënyrë të denjë me të gjitha subjektet politike që janë me një vijë me ne. Në interesin tonë dhe gjithë qytetarëve tonë është që t’i formojnë institucionet sa më parë”, tha ai./Arbresh.info
Aksident mes dy automjeteve në Greme të Ferizajt, lëndohen d...
Zgjedhjet e 11 majit, KQZ certifikon rezultatet për 12 qarqe...
Politikani izraelit largohet me forcë nga parlamenti pasi fo...
“Defender Europe” fillon nesër, marrin pjesë më shumë se 25 ...
Dua Lipa shkëlqen në Francë gjatë turneut “Radical Optimism”
Kallas: Liderët t’i lënë ndarjet anash – Kosova në plan të p...