Në Kinë, shkalla e natalitetit ka rënë në nivelin më të ulët në më shumë se katër dekada.
Zyra e Statistikave ka thënë se më 2020 është vërejtur rënie prej 18 për qind,shkruan cnn transmeton arbresh.info
Për pasojë janë regjistruar 12 milionë foshnje, kryesisht për shkak të pandemisë.
Mirëpo ekspertët kanë vënë në pah edhe faktorë tjerë si çmimet e larta të jetesës, edukimi, kujdesi shëndetësor dhe mosgatishmëria për t’u martuar.
Shkalla e natalitetit në vendin me popullsinë më të madhe në botë, ka rënë në numër një shifror për herë të parë prej vitit 1978, pasi 8.52 foshnje janë regjistruar për 1,000 banorë.
Për shkak të numrit në ulje të lindjeve dhe një numri të qëndrueshëm vdekjesh, Kina po ngec për sa i përket rritjes së numrit të popullsisë. /arbresh.info/
Mërgim Lushtaku reagon ndaj deklaratave të VV-së për rastin ...
Trumpi thotë se Kina nuk do t’i japë Iranit pajisje ushtarak...
“Dëshmi se veç puna e çon përpara Kosovën! “, thotë Osmani p...
Lladrovci takon Limajn: Fërkimet riparohen kur qëllimi është...
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor jep detajet për gjetjen e ...
Arrestohet drejtori i kompanisë “Onima”, Erkand Shabani