Publicisti Kim Mehmeti ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Përmes një postimi në facebook, Mehmeti ka thënë se fitorja e vërtetë e Kosovës nuk ka të bëjë me atë të Lëvizjes Vetëvendosje, por me të vërtetën se ajo përfundimisht ia zbardhi fytyrën politike mbarë shqiptarisë, raporton arbresh.info
Postimi i plotë:
Fitorja e vërtetë e Kosovës nuk ka të bëjë me atë të Lëvizjes Vetëvendosje, por me të vërtetën se ajo përfundimisht ia zbardhi fytyrën politike mbarë shqiptarisë dhe u çlirua nga pengmarrësit e saj: nga ‘Klani Pronto’ dhe ‘pleqtë‘ e LDK-së që pamëshirshëm asaj ia ‘thithnin’ gjakun rinorë.
Andaj edhe mund to thuhet se VV e shpërlau pjesën më të madhe të premtimit dhënë rinisë dhe popullit të Kosovës. Tani mbetet që vendin ta pastroj nga plehu politikë, që është duke e ‘qelbur’ dhe që e ka mbuluar atë.
Dhe duhet përsëritur se VV-sjen sot do mund ta dëmtojnë rëndë krenarinë e pakontrolluar e fitimtarit dhe, pritshmëria e madhe e popullit. Si dhe rezistenca e individëve të punësuar nëpër institucionet shtetërore e nëpër media, e të cilët nuk vlejnë gjë pa ‘hajdutët’ e tyre partiak.
Siç duhet theksuar se VV do gabojë rëndë nëse do bëhet si “Rilindja” e Shqipërisë: nëse do mbetet në pushtet duke mos bërë asgjë më shumë se sa për çdo ditë të na e rikujtojë sa e kanë dëmtuar vendin dhe sa të paaftë e të këqij kanë qenë humbësit e zgjedhjeve.
Por sidoqoftë, Kosova i dëshmoi mbarë shqiptarisë se ajo nuk është Shqipëri që duron dikush ta tallë atë duke qeverisur me batuta, se ajo nuk është as Maqedoni ku heshtjen shkaku i injorancës e mosdijes e shet si urtësi, pra ajo dëshmoi se ishte dhe mbeti boshti më i shëndosh patriotik e politik i shqiptarisë./arbresh.info/
Njëri nga të akuzuarit alivanoset pas vendimit për 10 vjet b...
Kosova s’do të ketë më terminale private
Sulme me dronë godasin rafineritë kryesore të naftës në Kuva...
Në ditën e fundit të Ramazanit, mijëra myslimanë luten në Qa...
E goditi në fytyrë, ndalohet personi që sulmoi Alaudin Hamit...
Vitia: Gjendja e 5-vjeçarit nga Lipjani është stabile, ka ni...