Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica – Xhelili, i ka reaguar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke thënë se ajo nuk ka të drejtë ta komentoj përmbajtjen e vendimeve gjyqësore, e aq më pak, sipas saj, të Gjykatës Kushtetuese kur i rrëzon vendimet e Haxhiut.
Kica – Xhelili, tha se as Gjykata Kushtetuese e as demokracia në Kosovë nuk janë krijuar falë ministres Haxhiu.
“Por, ajo është ministre e kësaj demokracie parlamentare dhe duhet OSE ta respektoj këtë demokraci, ose të zhvendoset në një shtet autokratik që përkon me ideologjinë e saj. Dhe kur ia kujtoni gjithë këto, ia kujtoni që është Rekomandim i Këshillit të Evropës që kjo ministre NUK GUXON të flas si flet e të veproj si vepron”, është shprehur Kica – Xheli.
Tutje, Kica – Xhelili tha se “i gjithë ky (ri)kujtim karshi saj do të jetë potencialisht i kotë.
“Kam provuar. Ia kam thënë të gjitha. Privatisht e publikisht. Sa herë kam bërë thirrje në këto rekomandime, këto standarde, e këto shtylla demokratike, ajo e ka kthyer në personale. Ajo, ose ata që i shërbejnë asaj. Kaq pres nga ajo. Kaq pres nga ata”, është shprehur ajo.
Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, ndërsa reagimi i Haxhiut ishte se Gjykata Kushtetuese është duke e sulmuar Kosovën. /arbresh.info/
Liga e Kampionëve rikthehet me disa duele të zjarrta
Zelensky arrin në Romë, takohet fillimisht me Papën, pastaj ...
Revista Vogue prezanton Bleona Qeretin në një kopertinë magj...
“Oj gërllaj, shuj mo”, kujt iu drejtua kështu Fjolla?
Shtohet kërcënimi dhe rreziku nga dronët në Gjermani
Kompania e Materieve të Rrezikshme përfundon trajnimin për p...