Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Doarsa Kica-Xhelili, e ka kritikuar kryeministrin e vendit Albin Kurti lidhur me formimin e procesit të Vettingut në drejtësi.
Sipas saj, Kurti nuk e ka kuptuar kurrë se çfarë është Vettingu.
Deputetja thotë se Kurti e ka dëmtuar procesin e Vettingut, dhe se nuk ka njohuri rreth tij.
“Kryeministër, ta lexova statusin. Seriozisht qenke dorëzuar! Nëse këtë proces e quan Vetting të shumëpritur, atëherë ose nuk e paske kuptuar kurrë çka është, ose nuk ke dashur ta bësh kurrë. Ky proces, i amputuar e i shkatërruar me fajin tuaj, nuk është as afër Vettingut të shumëpritur. Është turp dhe manipulim madje ta quash Vetting”, shkruan ajo në Facebook.
Ajo i thotë Kurtit që të tregojë arsyet që pse ai Vettingu i shumëpritur u shkatërrua në kohën tënde.
“Mjaft me propagandë, e fillo tregoji arsyet e vërteta pse ai Vettingu i shumëpritur u shkatërrua në kohën tënde. Ndërsa, në qoftë se do të t’i numëroj dështimet dhe kapjen në drejtësi, të sfidoj të ballafaqohemi ku të duash e kur të duash”, shkruan deputetja e LDK-së./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Parashikimi i motit në Shqipëri për ditën e martë
Prishtinë: U kapën në trafik, i dyshuari e godet me thikë nj...
Gjendet pa shenja jete një person në një lokal në Prizren
Luftimet mes Tajlandës dhe Kamboxhias përshkallëzohen përgja...
Trumpi vendos tarifë 5 për qind ndaj Meksikës
Nga e mërkura, Australia ndalon rrjetet sociale për personat...