Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica – Xhelili ka thënë se nuk kanë të drejtë ta ndryshojnë formën e votimit nga e hapura në të fshehtë, në mes të procesit.
Me anë të një postimi në Facebook, Kica-Xhelili theksoi se një gjë të tillë praktika parlamentare nuk e legjitimon, përcjell Arbresh.info.
Postim i plotë:
JO – nuk kanë të drejtë t’a ndryshojnë formën e votimit nga e hapura në të fshehtë, në MES të procesit. Praktika parlamentare nuk e legjitimon këtë.
Referenca e Kushtetutës në Rregulloren e Kuvendit është një kërkesë imperative, e cila bën që Rregullorja e Kuvendit të ketë fuqi normative. Ajo nuk është vetëm një akt i brendshëm, por një normë ndihmëse kushtetuese për procedurën e zgjedhjes së Kryetarit.
Se Rregullorja e Kuvendit përcakton standardin e mekanizmave procedural e ka konfirmuar vet Gjykata Kushtetuese pikërisht në lëndën në të cilën po thirret pushteti.
Më saktë, paragrafi 106 po aty, qartëson se derisa Kushtetuta shërben për krijimin e bazamentit strukturorë, Rregullorja e Punës shërben si mekanizëm procedural për implementimin e dispozitave kushtetuese – që nënkupton përcaktimin e formës së votimit.
E Rregullorja e Punës e Kuvendit të Kosovës – e aq më shumë praktika parlamentare, nuk lejon ndryshimin arbitrar të metodës së votimit pas fillimit të procesit të votimit.
E kur e mendon – ju po thirreni në praktikë të Gjykatës Kushtetuese a?
Po silleni si hipokritë, bllokues, propagandues dhe plotësisht të papërgjegjshëm./Arbresh.info
Katër alpinistë humbin jetën pasi u rrëmbyen nga një ortek n...
Në vitin 2025, mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë ...
Blerim Sallahu inkurajon mërgimtarët të votojnë: Kosova ka n...
Kurti: Në mandatin e ardhshëm do ta dyfishojmë buxhetin për ...
Një i plagosur pas përleshjes mes disa personave në Suharekë
Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës