Koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje, LDK-ja po e refuzon kategorikisht.
Kështu së paku ka thënë nënkryetarja e kësaj partie, Doarca Kica-Xhelili në Rubikon të Klan Kosovës.
Ajo madje tha se kjo parti e ka “bllok”.
“Ne po themi, me LVV nuk shkojmë për shkaqe që, për mendimin tim, i kemi artikuluar mjaftueshëm. Por, sa i përket diskutimeve tjera, janë plotësisht të parakohshme, sepse me 42%, ora kushtetuese demokratike të takon ty si parti e parë, të tentosh ta bësh qeverinë. Dhe nuk mendoj që është në rregull të thotë se pse po synoni qeveri stabile, sepse kur ti varesh nga një individ në qeveri (ju e dini si ka qenë rasti se si për një individ ka rënë krejt qeveria), por nuk mund të gjykohet qëllimi fisnik i dikujt që dëshiron që kur e merr qeverinë të mos e mbajë për rerhatime të njerëzve nëpër ministri e shpallje të tenderëve, por realisht me kry punë, dhe krejt çka ne po themi është që ora demokratike s’po na thërret ne. Nëse vjen puna me na thirr ne, atëherë shohim çka bëjmë”.
“Ne po themi që ka qenë qëndrimi ynë parazgjedhor që bllok e ka për shkak të mendësisë katër vjeçare”, u shpreh Kica-Xhelili.
Ndër të tjera, ajo tha se LDK-ja nuk përdor diskurs të vijave të kuqe sepse, siç u shpreh ajo, në politikë dhe në këtë sistem parlamentar që e ka Kosova, koalicionet janë të domosdoshme.
Për partitë tjera, Kica-Xhelili tha se nuk kanë “bllok”.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit