Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili pas sulmit seksual në Pejë, ka thënë se dhunimet, ngacmimet e sulmet seksuale po shndërrohen në përditshmëri të gërditshme e shokuese.
Ajo përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se lajmet e tilla janë bërë të shpeshta dhe se situata është emergjente.
“Vёmendja e ngritur dhe mundёsia qё sot teknologjia na mundёson identifikimin e kёtyre rasteve ёshtё shpёrfaqje e njё fenomeni qё dukshёm ka qenё i paraportuar. Ky aktualitet, ёshtё situatё e jashtёzakonshme”, ka thënë Kica-xhelili.
Deputetje Kica- Xhelili tutje ka kërkuar masa të mënjëhershme drejt parandalimit dhe sanksionimit të këtyre veprave.
“Sundimi i ligjit nuk ёshtё vetёm zbatim i natyrshёm i ligjit dhe funksionalizim i mekanizmave. Sundimi i ligjit ka efekt vetёm atёherё kur ёshtё nё proporcion me atё qё mund tё pёrceptohet si zbatim i sё drejtёs – e drejtёsia e vonuar nuk ёshtё drejtёsi. Kjo çёshtje nuk duhet fare tё ketё tё bёj mё me fjalё e thirrje”, ka thënë ajo./arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër