Avokati i ish ministrit të Transportit dhe Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, Kharim Khan pas vendimit të Gjykatës Themelore e cila e shpalli të pafajshëm Limajn ka thënë se sot ndihet i lumtur që klienti i tij pas shtatë vitesh u shpall i pafajshëm nga akuzat për të cilat ngarkohej, shkruan arbresh.info.
“Sot u tha e vërteta. Çdo i akuzuar u gjet i pafajshëm në secilën pikë të akuzës. Arsyeja se pse unë besoj në ligj është se në shumicën e rasteve, pavarësisht politikës apo ndonjë motivi tjetër, është shumë e vështirë të fshehësh një gënjeshtër në sallë të gjykatës”, ka thënë ai.
“Ka pasur dhembje dhe stres, jo vetëm për Limajn e djalin e tij, por edhe për vajzat, familjen e shokët. Por pas gjithë kësaj, është një lehtësim që emrat u janë pastruar”, tha Khan./arbresh.info/
Ylli fiton ndaj Sigal Prishtinës dhe thellon krizën e kryeqy...
Musliu, Kurtit: Prej kujt po tuteni që po mbani seanca natën...
Ndërpritet seanca për mungesë kuorumi, vazhdon në ora 22:00
Haxhiu ia ndalë mikrofonin Hykmete Bajramit
LDK i mbështet amendamentet e Osmanit
Lista Serbe nuk është e pranishme në seancë