Në vendimin që “Betimi për Drejtësi” ka siguruar, thuhet se Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), në mbledhjen e mbajtur në mënyrë elektronike më 27 qershor, ka autorizuar kryetarët e Gjykatës Supreme, Gjykatës së Apelit, Gjykatës Komerciale dhe Gjykatës Themelore në Prishtinë që të vlerësojnë kushtet e punës, duke shqyrtuar mundësinë e pezullimit apo reduktimit të punës.
“Autorizohen kryetarët e Gjykatës Supreme, Gjykatës së Apelit, Gjykatës Komerciale dhe Gjykatës Themelore në Prishtinë që të vlerësojnë kushtet e punës (gjendjen me temperaturat e larta) në Pallatin e Drejtësisë dhe, varësisht nga vlerësimi, të vendosin për reduktimin e punës apo pezullimin deri në përmirësim të gjendjes”, thuhet në vendimin e siguruar.
“Taksë prej 10 eurosh për çdo automjet që hyn në Prishtinë”,...
Deputetja e VV-së thotë se kanë kërkuar nga opozita që të pr...
Dy shtetas turq u rrahen mes vete në Prishtinë
I dënuar me 10 vjet burg për trafik droge në Itali, arrestoh...
AKB: Paga e 13-të vetëm për sektorin publik është diskriminu...
Haradinaj: Qindra shqiptarë u ekzekutuan në Lybeniq dhe zonë...