KGJK mirëpret miratimin e Koncept Dokumenteve: Hap i rëndësishëm drejt reformës institucionale e ligjore
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka mirëpritur miratimin e Koncept Dokumentit për Gjykatën Adiminstrative dhe të Punës ashtu si dhe atë për Kodin e Procedurës Civile nga Qeveria e Kosovës.
Sipas tyre, miratimi i këtyre dokumenteve shënon një hap të rëndësishëm në rrugën e reformës institucionale dhe ligjore, shkruan Arbresh.info.
“Miratimi i këtyre dokumenteve, shënon një hap të rëndësishëm të Kosovës në rrugën e reformës institucionale dhe ligjore, për të ju garantuar qytetarëve të vendit qasje më të lehtë dhe më efikase në shërbimet gjyqësore.”, njofton KGJK.
Ndër të tjera, miratimi i këtyre dokumenteve siç thuhet në njoftim, rrjedh nga nisma e përbashkët e Këshillit Gjyqësor, Ministrisë së Drejtësisë ashtu si dhe Gjykatës Supreme.
“Miratimi i dy dokumenteve me rëndësi strategjike, rrjedhë nga nisma e përbashkët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Ministrisë së Drejtësisë dhe Gjykatës Supreme, dhe është kontribut i përbashkët i të gjitha institucioneve të përfshira, duke i falënderuar në mënyrë të veçantë ekspertët dhe Programin e Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë – EUKOJUST, i cili po e mbështetë këtë nismë të institucioneve të drejtësisë.”, thuhet tutje në njoftim./Arbresh.info.
Dogana paralajmëron analiza më të mirëfillta të mallrave që ...
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Pejë, dy persona ...
E pathyeshme ecuria e Trepçës, 11 fitore rresht
Reshjet e dendura të borës në Japoni, 45 të vdekur, mbi 500 ...
Ministri iranian: Nëse SHBA na sulmon, do të synojmë bazat a...
Edi Rama pritet të udhëtojë me 9 shkurt drejt Brukselit për ...