Këshilli Gjyqësor i Kosovës në mbledhjen e sotme pa asnjë votë kundër dhe pa asnjë abstenim vendosi që t’i propozojë presidentes së Republikës së Kosovës që t’i riemërojë 45 gjyqtarë me mandat të përhershëm, raporton Ekonomia Online.
Këtij vendimi i parapriu raporti i komisionit për vlerësimin e perfomancës së 45 gjyqtarëve me mandat fillestar, i cili iu përfundon më 30 qershor.
Ky komision në bazë të gjyqtarëve vlerësues bëri të ditur se 32 gjyqtarë morën vlerësim shumë të mirë nga 67 deri në 82 pikë, ndërsa 13 gjyqtarë morën vlerësim të shkëlqyeshëm me 82 deri në 89 pikë.
Po në mbledhjen e sotme të Këshillit Gjyqësor i Kosovës, kryesuar nga Albert Zogaj, u vendos të shpallet konkurs për 20 gjyqtarë në gjykatat themelore të Republikës së Kosovës.
Njëherësh, u shpall konkurs i brendshëm për kryetar të Gjykatës Themelore në Gjakovë dhe kryetar të Gjykatës Themelore në Pejë.
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic